Futbollisti legjendar në dashuri me një studente 31 vjet më të re

Futboll

Futbollisti legjendar në dashuri me një studente 31 vjet më të re

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 18:31
Futbollisti legjendar

Duket se futbollisti legjendar brazilian Romário përfundimisht u rehatua sa i përket aspektit të dashurisë së jetës së tij.

Në fakt, ai është në lidhje me studenten Anne Caroline Nazario, e cila shpesh ndan fotot e tyre të përbashkëta në Instagram.

“Dashuri, asgjë në këtë jetë nuk ndodh rastësisht, gjithmonë ekziston një arsye. Njerëzit janë arsyeja për të hyrë në jetën tonë për të mësuar diçka dhe ti më ke mësuar të duash. Vetëm e di se çfarë ndiej për ty, dhe kjo është një përzierje dashurie, krenarie dhe epshi ", shkruan ajo.

Ana studion ekonominë, dhe siç raportohet nga mediat e huaja, ajo është në lidhje me ish-futbollistin që nga maji i këtij viti.

Romario ka dy martesa të dështuara. Ndërkohë, ai mburrej se kishte fjetur për një natë me tri femra. Ai ka një djalë që ka nisur të shkojë hapave të tij si futbollist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat