Talenti i Realit refuzon Arsenalin

Futboll

Talenti i Realit refuzon Arsenalin

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 19:52
Mariano Diaz

Shpresat e Arsenal për të nënshkruar me yllin e Real Madrid, Mariano Diaz, janë shuar.

Mariano Diaz thuhet se nuk ka interesim t’i bashkohet skuadrës së Arsenal gjatë këtij afati kalimtar.

25 vjeçari ka edhe katër vite kontratë në marrëveshjen e tij me Real Madrid, dhe duket se nuk është i gatshëm të heq dorë nga ajo kontratë, për të kaluar në Londër.

‘Sun Sport’ ka raportua më herët gjatë kësaj jave se Zidane i ka thënë lojtarit të gjej skuadër të re, madje vet Real Madrid i ka ofruar atë Arsenalit.

Por, spanjollja ‘AS’ tashmë shkruan se lojtari që kaloi nga Lyon tek Real Madrid vitin e kaluar, nuk është i interesuar të luaj më skuadrën e Emery.

Diaz shënoi tri gola në 13 ndeshje të luajtura në La Liga gjatë sezonit të kaluar. Lojtari nuk pritet të ketë vend në planet e Zidane për edicionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat