David Beckham në edicion elegant në Wimbledon - Bota Sot
David Beckham në edicion elegant në Wimbledon

Futboll

David Beckham në edicion elegant në Wimbledon

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 20:28
David Beckham

Ish-futbollisti anglez David Beckham ka entuziazmuar serish fansat.

Ai gjatë turneut të tenisit të këtij viti në Wimbledon me edicionin e tij të modës tejkaloi veten.

Beckham erdhi në një xhaketë të ngushtë ngjyrë bezhë që theksonte supet e tij të gjera, dhe ai e kombinonte atë me pantallona gri dhe një kravatë blu.

Ai dukej tërheqës me syze, dhe të gjithë vërejtën një ndryshim të lehtë në stilin e flokëve.

Flokët e tij janë më të errët dhe më të dendura, dhe kjo sigurisht që është një nga arsyet pse ai duket kaq mirë.

Beckham është i njohur për kujdesin ndaj pamjes së tij në publik. Ai erdhi në Wimbledon me të ëmën, Sandra, me të cilën shfaqet rrallë në publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...