“Jam shumë krenar për ty”, Zidane poston një mesazh emocional për vëllanë

Futboll

“Jam shumë krenar për ty”, Zidane poston një mesazh emocional për vëllanë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 23:57
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka postuar një mesazh të përzemërt për vëllanë e tij Farid, i cili ka vdekur ditën e shtunë pasi humbi betejën me kancerin. 

Mbrëmjen e së dielës, trajneri i Real Madrid ka postuar një mesazh emocional ku i thotë lamtumirë vëllait të madh Farid. 

“Vëllai im i madh, Farid. Ti gjithmonë më ke treguar rrugën e duhur. Ishe gjithmonë i guximshëm. Ti i doje të gjithë dhe të gjithë të donin ty! Jam shumë krenar për ty. Do jesh gjithmonë në zemrën time.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat