Challandes tregon a është ndeshja me Çekinë si një finale për Kosovën - Bota Sot
Challandes tregon a është ndeshja me Çekinë si një finale për Kosovën

Futboll

Challandes tregon a është ndeshja me Çekinë si një finale për Kosovën

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 12:43
Bernard Challandes

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për sfidën e rëndësishme të shtatorit me Republikën Çeke në kualifikimet e Euro 2020, të cilën megjithatë nuk e konsideron si vendimtare. Sipas tij, një fitore ndaj çekëve do t’i rriste ambiciet e “Dardanëve” për kualifikim në Evropian

Kosova i ka nisur në mënyrë impresionuese kualifikimet e Evropianit 2020.

“Dardanët” i kanë grumbulluar 5 pikë në 3 ndeshjet e para, duke përfunduar në pozitën e tretë me vetëm një pikë prapa liderëve, Anglia e Republika Çeke.

E Verdhekaltrit në muajin shtator do të luajnë pikërisht kundër këtyre dy Kombëtareve.

Trajneri Bernard Challandes, ndeshjen me çekët e ka konsideruar si mjaft të rëndësishme, por jo edhe vendimtare për kualifikim eventual në Euro 2020.

Megjithatë, me një fitore eventuale në stadiumin “Fadil Vokrri”, trajneri zviceran e pranon se Kosovës do t’i rriteshin gjasat për kualifikim.

“Ne e kemi bërë një fillim të mirë, por nuk do të thosha se një fitore me Republikën Çeke do na afronte me Evropian. Çekët kanë 6 pikë, ne luajmë në shtëpi, por unë mendoj vetëm lojë pas loje. Ne duhet të luajmë ndaj ekipeve më të mira të grupit. Nëse flasim për këtë grup, ku tutje shkojnë dy ekipe, të gjithë thonë se përpara do të shkojnë Anglia dhe Çekia. Por, tash ka mundësi për ne të luajmë kundër dy ekipeve të forta, ndaj një fuqie si Anglia”, ka thënë fillimisht Challandes.

“Ne luajmë në shtëpi ndaj Çekisë, do të ishte një hap tjetër për zhvillimin tonë, mos të flasim për faktin se kemi nevojë për kualifikim. Ne luajmë kundër një ekipi mjaft të fortë, të fuqishëm. I kam parë tri ndeshje të çekëve dhe ata kanë ekip mjaft të mirë, në mes ofanzivës dhe defanzivës, janë mjaft mirë të koordinuar. Është një tjetër ndeshje për zhvillimin tonë, një test i ri për ne, një test mjaft i vështirë për ne, por nuk po mendoj për tabelën apo për pikët. Ne duhet të luajmë si ekip kundër çekëve”, vazhdoi trajneri zviceran.

“Kjo (ndaj çekëve) nuk është një ndeshje finale, ka shumë pikë në dispozicion. Është një ndeshje ngazëlluese, por për kualifikim nuk po mendoj”, nënvizoi tutje Challandes.

Kosova do të luajë me Republikën Çeke më 7 shtator në shtëpi, ndërsa do ta vizitojë Anglinë më 10 shtator, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...