UEFA pranon rekord kërkesash për bileta për Euro 2020 - Bota Sot
UEFA pranon rekord kërkesash për bileta për Euro 2020

Futboll

UEFA pranon rekord kërkesash për bileta për Euro 2020

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 14:11
Kërkesat për këtë lojë janë 22 herë më të mëdha sesa kapaciteti i stadiumit.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) tha se ka pranuar 19.3 milionë kërkesa për bileta për ndeshjet e turneut Euro 2020.

UEFA tha se 1.9 milion kërkesa janë vetëm për finalen e 12 korrikut, 2020, që do të zhvillohet në stadiumin Wembley të Londrës.

Kërkesat për këtë lojë janë 22 herë më të mëdha sesa kapaciteti i stadiumit.

Biletat për gjysmëfinalet dhe ndeshjet e grupeve në Mynih dhe në Amsterdam janë po ashtu të kërkuara, ashtu si edhe biletat për hapjen e turneut më 12 qershor, në Romë.

Totali i kërkesave - 19.3 milionë - i tejkalon kërkesat për Euro 2016, që kanë qenë 11 milionë.

UEFA tha se kërkesat vijnë nga 213 vende të botës.

Por, për turneun e vitit të ardhshëm në shitje do të tjenë tre milionë bileta.

Turneu përfshin 24 ekipe, 51 ndeshje dhe zhvillohet në 12 vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...