Sadiku shfaqje "flash", sulmuesi nis stërvitjen me ekipin e ri

Futboll

Sadiku shfaqje "flash", sulmuesi nis stërvitjen me ekipin e ri

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 16:16
Armando Sadiku

Levante ka nisur stërvitjen ditën e hënë dhe pjesa më e madhe e lojtarëve i është bashkuar klubit.

Trajneri Paco Lopez ka të gjithë ekipin në dispozicion, përveç Moses Simon-it që ishte i grumbulluar me ekipin e tij në Kupën e Afrikës. 

Emri tjetër që nuk ishte shfaqur ishte sulmuesi Armando Sadiku. Elbasanasit i është komunikuar që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Paco Lopez. Ky i fundit nuk e sheh shqiptarin si të aftë për të rivalizuar për formacion, apo të ketë minuta në La Liga. 

Kjo situatë nuk e ka penguar aspak Sadikun, pasi ka vendosur të rikthehet në Spanjë. Ai ka ndërprerë pushimet dhe është shfaqur në Valencia.

Futbollisti 28-vjeçar i është bashkuar shokëve të skuadrës në fushë dhe do të mundohet të bindë sërish trajnerin Paco Lopez pas rikthimit nga Lugano. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat