Trajneri i Werderit me fjalë të mëdha për Rashicën: Tregon pse kundërshtarët po ia kanë frikën - Bota Sot
Trajneri i Werderit me fjalë të mëdha për Rashicën: Tregon pse kundërshtarët po ia kanë frikën

Futboll

Trajneri i Werderit me fjalë të mëdha për Rashicën: Tregon pse kundërshtarët po ia kanë frikën

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 16:41
Milot Rashica

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeld, ka lavdëruar paraqitjet e Milot Rashicës, teksa ka thënë se kundërshtarët kanë frikë nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës.

Milot Rashica zhvilloi një sezon fantastik me Werder Bremenin, sidomos në gjysmën e dytë të sezonit. Sulmuesi i Kosovës arriti që të shënoi 12 gola dhe dhuroi 6 asistime, duke u kthyer kështu në një nga lojtarët me të rëndësishëm dhe ndër më të dashurit nga tifozët e klubit gjerman.

Lidhur me paraqitjet e tij ka folur edhe trajner i skuadrës gjermane, Florian Kohfeld, i cili tha se kur Rashica ka në posedim topin, atëherë kundërshtarët po kanë frikë.

“Rashica është shumë i qartë në lojën e tij. Tani kam ndjenjën se kundërshtarët tanë ka frikë, nëse Rashica ka topin. Për të një ndihmë në gol është po aq i rëndësishëm sa vetë realizimi i tij. Kjo është vërtet shumë për një skuadër” – ka thënë fillimisht Kohfeld për gazetën gjermane ‘Blic’

Përveç kësaj, ka hedhur edhe shumë hapa përpara. Unë kam shpresë se ajo gjysma e dytë e sezonit është më shumë normale për Rashicën, sesa e jashtëzakonshme” – ka përfunduar trajneri i Werder Bremenit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...