Shpërdoroi shansin e jetës te Bayern, sot punon për të paguar kurat e vajzës! - Bota Sot
Shpërdoroi shansin e jetës te Bayern, sot punon për të paguar kurat e vajzës!

Futboll

Shpërdoroi shansin e jetës te Bayern, sot punon për të paguar kurat e vajzës!

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 20:25
Dale Jennings

Quhet Dale Jennings dhe historia e tij do të donte më shumë se sa disa rradhë. Madje, mund të shkruhej një libër nga vetë protagonisti, i cili ende "ushqen" një ëndërr: "Një ditë, të luaj në Premier League, duke ndjekur shembullin e Vardy!"...

Sot luan në kategorinë e nëntë angleze, të famshmen Non League, por në vitin 2011 konsiderohej si një nga talentet më të mëdha të futbollit anglez, aq sa në moshën 18 vjeç, Bayern Munich pagoi 2,3 mln euro te Tranmere Rovers.

U prit si një nga ato goditje ku i thua "bravo" vetes për investimin dhe për shpejtësinë për ta mbyllur, por Jennings do të bënte gabimin e jetës, duke shpërdoruar gjithçka. Ushqehej keq, jetonte keq dhe ishte dembel në stërvitje.

Gjithçka gabim, gjithçka e flakur më kot, deri te rikthimi në Angli në vitin 2013, disa aventura në kategoritë e ulëta dhe në vitin 2016 pa ekip. Punëtor te Amazon dhe më pas Land Rover, vetëm sepse duheshin para për kurat e vajzës së tij që kishte leuçemi.

Momenti më i keq në jetën e tij, ndërsa sot po kalon tronditjen pak nga pak dhe vajza po përmirësohet... Ndërkohë, është pjekur aq sa duhet, duke ushqyer një ëndërr: Premier League. Edhe pse, luan në kategorinë e nëntë angleze me Runcorn Town.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...