Merr fund telenovela De Ligt – Juventus, të mërkurën testet mjekësore

Futboll

Merr fund telenovela De Ligt – Juventus, të mërkurën testet mjekësore

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 23:29
Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt do të udhëtojë nesër për në Torino, për të zyrtarizuar kalimin e tij tek skuadra e madhe italiane, Juventus.

Juventus dhe Ajax kanë arritur marrëveshjen për transferimin e De Ligt dhe Sky Sport Italia raporton se lojtari do të udhëtojë nesër për tek ekipi i ri.

De Ligt do të mbërrijë nesër në Juventus, kurse të mërkurën do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Është raportuar se do të ketë një klauzolë lirimi prej 150 milion euro në kontratën e tij, e cila do të rritet nga viti në vit.

Ai ka bërë 117 paraqitje për Ajax, ku ka shënuar 13 gola dhe ka ofruar shtatë asistime.

Në këto 117 ndeshje, mbrojtësi qendror mori 15 kartonë të verdhë dhe nuk u ndëshkua asnjëherë me të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat