Ish-talenti i Barcës: Real Madridi është klubi më i mirë në botë

Futboll

Ish-talenti i Barcës: Real Madridi është klubi më i mirë në botë

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 08:22
Takefusa Kubo

Nënshkrimi i Real Madrid dhe ish-lojtari i akademisë së Barcelonës, Takefusa Kubo, e ka quajtur ekipin e tij të ri si “klubi më i mirë në botë” pasi nënshkroi së fundmi për ‘Los Blancos’.

Kubo nënshkroi për Real Madridin në qershor, ndërsa japonezi u bashkua me ekipin spanjoll nga FC Tokyo në një marrëveshje pesëvjeçare.

Sulmuesi 18-vjeçar do të bashkohet me Real Madrid Castilla për sezonin 2019/20.

“Në Japoni ka shumë pasion për Real Madridin,” tha ai për Real Madrid TV. “Dhe unë jam shumë krenar për të luajtur në klubin më të mirë në botë”.

Kubi ishte pjesë e sistemit akademik të Barcës gjatë viteve 2011-2015, duke u bërë golashënuesi më i mirë në ligë me 74 gola në 30 ndeshje.

Megjithatë, atij iu desh të largohej nga ‘Camp Nou’ dhe të kthehej në Japoni për shkak dënimit të Barcelonës për transferimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat