Memushaj zbulon të ardhmen

Futboll

Memushaj zbulon të ardhmen

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:11
Memushaj zbulon të ardhmen

Ledian Memushaj do të vazhdojë të jetë pjesë e Peskarës. Kohët e fundit u përfol për një largim të mundshëm të mesfushorit vlonjat nga “delfinët”, por lojtari i Kombëtares, ka hedhur posht ccdo dyshim, teksa në një intervistë për “Correire dello Sport” ka zbuluar të ardhmen.

“Dua të kontribuoj më shumë vitin tjetër, sidomos në aspektin e golave. Kemi përpara vetes një sezon shumë të rëndësishëm, i cili për mendimin tim do të jetë ndër edicionet më të luftuar të Serie B. Ka skuadra të forta si Empoli që vjen nga Serie A dhe ekipe të tjera që po organizohen mirë për të tentuar ngjitjen.

Peskara do vazhdojë të ruajë identitetin e vetë si skuadër. Jemi një klub me mbështetje të madhe, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Si fillim të garantojmë mbijetesën më pas të shohim se çfarë mund të bëjmë. Do ishte ideale ta fillonim si sezonin e kaluar. Kemi një trajner të ri si Luçiano Zauri, por ai do ketë ndihëm e të gjithë ne lojtarëve. Është një person që ka shumë eksperiencë dhe e di si funksionojnë gjërat në futboll”, u shpreh 32-vjeçari.

Për shërbimet e futbollistit shqiptar kishte shfaqur interes klubi i Salernitanës, që është në pronësi të presidentit të Lacios, Klaudio Lotito, por Memushaj ka refuzuar këta të fundit, duke zgjedhur Peskarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat