Tronditëse, ish-futbollisti qëllohet për vdekje

Futboll

Tronditëse, ish-futbollisti qëllohet për vdekje

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:40
Tronditëse, ish-futbollisti qëllohet për vdekje

Ish-futbollisti i Afrikës së Jugut, Marc Batchelos është qëlluar për vdekje afër shtëpisë së tij në Johannesburg.

Batchelos ka luajtur për skuadrat e Kaiser Chiefs, Orlando Pirates dhe Mamelodi Sundowns në Afrikën e Jugut..

“Ai është qëlluar nga dy persona që ishin duke vozitur një motoçikletë”, tha zëdhënësi i policisë, Col Lungelo Dlamini për “SABC”.

“Të dyshuarit kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij. Batchelos ka vdekur brenda në veturë dhe sulmuesit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes”, tha zëdhënësi në mes të tjerash.

Image

Dlamini gjithashtu tregoi se Batchelos ishte duke udhëtuar me një kopshtar, i cili në këtë rast nuk mori asnjë lëndim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat