Atletico Madrid gati ofertën e parë për Trippier

Futboll

Atletico Madrid gati ofertën e parë për Trippier

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 15:12
Kieran Trippier.

Atletico Madrid është gati për të bërë ofertën e parë për mbrojtësin e Tottenhamit, Kieran Trippier.

Mediet angleze thonë se Atletico janë gati ta paguajnë yllin e Tottenahmit, 25 milionë euro.

28-vjeçari ka luajtur 36 lojë për Tottenhamin sezonin e kaluar duke luajtur edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, mirëpo Mauricio Pochettino po dëshiron ta shesë ketë verë.

Pochettino ka gati dy mbrojtës të tjerë për të vendosur në ekip, Serge Aurier dhe Kyle Walker.

Gjiganti spanjoll është i interesuar për Trippier i cili i kushtoi Tottenahmit 3.5 milionë euro kur e bleu në janar të 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat