Arsenal me një përforcim nga Real Madrid

Futboll

Arsenal me një përforcim nga Real Madrid

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 16:36
Dani Ceballos

Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos, është afër kompletimit të huazimit te Arsenal,

22 vjeçari Dani Ceballos, në sezonin e ri mund të vesh fanellën e Arsenalit në Premierligë.

‘AS’ raporton se skuadra e Arsenalit, është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Real Madridin, për huazimin e Ceballos.

Reprezentuesi spanjoll gjithashtu po kërkohet edhe nga Milan dhe Tottenham Hotspur, por ai preferon një lëvizje në ‘Emirates Stadium’.

Ceballos te Real Madrid është transferuar në vitin 2017 nga Real Betis, dhe në 35 paraqitje ka shënuar 5 gola.

Ai gjithashtu ka dhe gjashtë paraqitje për Kombëtaren e Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat