Djali i Pochettinos firmos me Tottenhamin

Futboll

Djali i Pochettinos firmos me Tottenhamin

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 17:04
Djali i Pochettinos firmos me Tottenhamin

Pochettino 18-vjeçar, firmos në krah të trajnerit Pochettino. Duket si lojë fjalësh por është e vërtetë. Maurizio Pochettino, i biri i trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka nënshkruar krah babait të tij kontratën profesionale me klubin londinez.

47-vjeçari u shfaq i lumtur dhe krenar me krahun hedhur në supin e të birit, i cili ka impresionuar me të rinjtë, duke merituar kontratën me Tottenhamin.

Sulmuesi anësor ndoqi të atin kur u largua nga Southamptoni drejt Tottenhamit 4 vite më parë.

Trajneri i “Spurs” ka shkëlqyer si futbollit në rolin e mbrojtësit me Espanyolin dhe përfaqësuesen e Argjentinës, ndërsa djali i tij ka një rol krejt të ndryshëm. Ai prite të luajë fillimisht me Tottenhamin U-23 dhe në varësi të zhvillimit të tij si futbollist mund t’i bashkohet ekipit të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat