Federata e Futbollit të Argjentinës kërkon nga CONMEBOL që Messit t’i shfuqizohet kartoni i kuq

Futboll

Federata e Futbollit të Argjentinës kërkon nga CONMEBOL që Messit t’i shfuqizohet kartoni i kuq

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 17:15
Lionel Messi

Federata e Futbollit të Argjentinës (AFA) dëshiron që kartoni i kuq i Lionel Messit të shfuqizohet.

Gazeta La Nacion ka pohuar se AFA ka kërkuar, me një letër zyrtare për organin qeverisës të futbollit të Amerikës Jugore, CONMEBOL, që vendimi i gjyqtarit të përmbyset.

Messi u përjashtua nga arbitri Mario Diaz – pasi u përlesh me Gary Medel të Kilit në Copa America me 7 korrik. Ky ishte kartoni i tij i parë i kuq me kombëtaren e Argjetinës.

Gazeta shkruan se në dokumentin e dërguar në CONMEBOL, u nënshkrua edhe nga Messi dhe AFA argumentoi se ylli i Barcelonës nuk e meritonte të largohej nga loja – por një karton i verdhë do të ishte i merituar dhe do të mjaftonte.

Megjithatë, ekziston frika në Argjentinë, që Messi mund të merr edhe një dënim më të madh, për shkak të problemeve dhe deklaratave që ai kishte në drejtim të CONMEBOL pas ndeshjes, duke thënë se i gjithë kampionati ishte i trukuar vetëm për t’u fituar nga Brazili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat