AS Monaco ka një lajm të mirë për talentët e futbollit në Kosovë

Futboll

AS Monaco ka një lajm të mirë për talentët e futbollit në Kosovë

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 17:18
ilustrim

AS Monaco i ka dalë në mbështetje kampit të rekrutimit të futbollistëve të talentuar “Talent Kosova”, që synon të zbulojë talentë për të ardhmen.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nga Principata e Monakos, që ka konfirmuar se në këtë kamp do të testohen futbollistët e lindur në vitin 2001 deri në vitin 2009.

Qëllimi i këtij kampi është zbulimi i talentëve të rinj në këtë vend.

Kohëzgjatja e këtij kampi për një ditë do të jetë katër orë.

Përmes këtij kampi, disa nga futbollistët e talentuar nga Kosova do ta kenë rastin që të shkojnë në klubin e Monacos.

Ndryshe, në Kosovë momentalisht kamp rekrutimi është duke mbajtur edhe klubi i Lokomotivës së Zagrebit.

Ndërkaq, më parë kampe të tilla kishin mbajtur edhe gjigantët evropian si Milan dhe Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat