Lindelof shkëput lidhjet me Barcelonën: Jam i lumtur te United

Futboll

Lindelof shkëput lidhjet me Barcelonën: Jam i lumtur te United

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 17:24
Victor Lindelof

Mbrojtësi i United, Victor Lindelof insiston që është i lumtur në “Old Trafford”.

Agjenti i Lindelofit, Hasan Cetinkaya ka pranuar që Barcelona është i interesuar për suedezin, i cili u transferua prej Benficas në vitin 2017 për 30 milionë euro, transmeton KosovaPress.

“Jam shumë i lumtur, dua të qëndroj këtu. Kjo është përgjigja ime. Jam ndier si lojtar i  Manchester United dhe sezoni i kaluar ishte shumë i mirë për mua, jam i lumtur se çfarë njerëzit mendojnë. Jam duke provuar të bëj më të mirën dhe të ndihmojë klubin sa më shumë që të mundem”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat