Çudia Shkëndi, askush nuk e priste në Evropë - Bota Sot
Çudia Shkëndi, askush nuk e priste në Evropë

Futboll

Çudia Shkëndi, askush nuk e priste në Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:53
Çudia Shkëndi, askush nuk e priste

Askush nuk e priste eliminimin e Shkëndijes nga Tetova nga garat e Champions League, sidomos pas fitores në Estoni me rezultat 1:0 ndaj Kalju-s. 

Fitorja në Tallinn u zhvlerësua në Shkup, ku befasisht pësuan humbje me rezultat 2:1, duke çuditur të gjithë. Një Shkëndije që pritej më shumë, pa problem të shkoj më tej, por ndodhi e kundërta dhe mposhtet. 

Ugge në minutën e 6-të dhe Liliu në atë të 91-të shënuan për Kaljun dhe Agim Ibraimi nga penalltia në atë 62-tën për tetovarët.  

Kalju kualifikohet më tutje me rezultat të përgjithshëm 2:2,  për faktin se fitorja në Shkup me 2:1 e ndihmoi të shkoi, kur dihet se kush shënon më shumë gola si mysafir ka vlerë më shumë. 

Shkëndija tani i mbetet të garojë në garat e Europa League.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...