Alves shok skuadre me një shqiptar, ul rrogën për ekipin e ri

Futboll

Alves shok skuadre me një shqiptar, ul rrogën për ekipin e ri

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 20:56
Dani Alves

Mbrojtësi Dani Alves i habit të gjithë me dëshirën e tij të fundit për t'iu bashkuar Arsenal-it. Braziliani është pa skuadër pas largimit nga PSG dhe dëshiron që të luajë në Premierë League. 

"Topçinjtë" janë të interesuar për të, por paga e lojtarit shqetëson anglezët. Alves do të heqë pak dorë nga pagesa e tij, por sërish do 200 mijë paundë në javë. Një shifër e majme për klubin anglez, aq më tepër për një 36-vjeçar. 

Kalimi i Alvesit te Arsenali do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës. Ai do që të luajë sërish në nivele të larta, pasi synon të kapë Kupën e Botës në Katar që do të zhvillohet në vitin 2022. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat