Interi bën blerjen më të shtrenjtë në histori të skuadrës - Bota Sot
Interi bën blerjen më të shtrenjtë në histori të skuadrës

Futboll

Interi bën blerjen më të shtrenjtë në histori të skuadrës

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 22:16
Interi

Interi duket i vendosur që në edicionin e ri të jetë skuadër shumë më konkurruese dhe për të arritur këtë qëllim nuk po kursen para për përforcime.

Romelu Lukaku thuajse është lojtari më i ri i Interit. Siç raporton AS, zikaltërit kanë arritur marrëveshjen me Manchester Unitedin dhe gjithçka do të kryhet për shifrën e 80 milionë eurove, që do të ishte edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.

Tashmë mbetet për t’u parë rasti i Mauro Icardit, i cili mbetet kështu automatikisht jashtë nga planet e trajnerit Antonio Conte. Ndërkohë, drejtuesit e klubit zikaltër, duan që të kenë edhe një armë shtesë për sulmin, kështu që kanë menduar të sjellin edhe Edin Dzekon, që për momentin është pjesë e Romës.

Verdhekuqtë kërkojnë 20 milionë euro për boshnjakun, kurse Interi është gati për të negociuar me 10 milionë euro. Deri në fund të afatit kalimar së verës ka ende kohë dhe të shohim se ç’do të ndodhë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...