Skandal i madh në Champions League, një penallti e pastër iu mohua Feronikelit

Futboll

Skandal i madh në Champions League, një penallti e pastër iu mohua Feronikelit

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 23:10
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Feronikelit është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Feronikeli është mposhtur nga TNS me rezultatin 0-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Dean Ebbe e ka realizuar golin e vetëm në këtë duel në minutën e 66’të të duelit, për t’i siguruar ekipit uellsian rezultatin e përgjithshëm 2-3, që i mundësoi kalimin tutje në kompeticionin më të madh evropian të futbollit.

Megjithatë, Feronikeli është dëmtuar shumë në këtë sfidë, pasi një penallti u mohua në minutën e 91’të të sfidës.

Me rregullat e reja të futbollit, për çdo prekje të topit me dorë në 16’metërsh akordohet penallti.

Më poshtë keni momentin:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat