Leipzig shpenzon 25 milionë € për të "panjohurin" e Premier League

Futboll

Leipzig shpenzon 25 milionë € për të "panjohurin" e Premier League

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 23:37
Ademola Lookman

Transferimi i Ademola Lookman te RB Leipzig nga Everton është pranë finalizimit. Sipas informacioneve të Sky UK, dy klubet kanë gjetur akordin financiar. 

Blerja pritet të zyrtarizohet brenda 24 orëve të ardhshme dhe thuhet se lojtari do t’i kushtojë 25 milionë euro gjermanëve. 

Lookman është transferuar te Leipzig në dimrin e 2018-ës në formë huazimi dhe ka bindur gjermanët ta blejnë përfundimisht një vit pasi i përfundoi huazimi.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat