Ramiz Krasniqi: Këta dy lojtarë ishin fajtor tek goli i pësuar i Feronikelit

Futboll

Ramiz Krasniqi: Këta dy lojtarë ishin fajtor tek goli i pësuar i Feronikelit

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 00:19
Ramiz Krasniqi

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U-19, Ramiz Krasniqi është i ftuar në rolin e analistit në Radio Televizionin e Kosovës për të analizuar ndeshjen Feronikeli – TNS, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Feronikeli pësoi humbje me rezultat 1:0 nga kampioni i Uellsit, The New Saints duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, edhe pse në ndeshjen e parë kishte barazuar me rezultat 2:2.

Krasniqi beson se dy qendër-mbrojtësit kanë qenë fajtor tek goli i pësuar, i cili i eliminoi kampionët e Kosovës.

“Pak ka qenë pa përgjegjësia e dy qendërmbrojtësve sepse nuk është dashur t’i lejohet ajo hapësirë sulmuesit”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat