Trajneri i PSG zbulon gjithçka për Neymar

Futboll

Trajneri i PSG zbulon gjithçka për Neymar

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 08:15
Neymar

Thomas Tuchel thotë se e ka ditur dëshirën e Neymar për të lënë Paris Saint-Germain përpara fillimit të Kupës së Amerikës.

Ylli i Brazilit ka qenë në qendër të spekulimeve në javët e fundit mes raporteve që nuk është i kënaqur në kryeqytetin francez.

Një shtytje për këto spekulime erdhi nga vetë lojtari i cili mungoi në fillimin e stërvitjeve para-sezonale, diçka që klubi dënoi pavarësisht se babai i Ney deklaroi se mungesa ishte justifikuar.

“Unë jam gjithmonë i zhgënjyer kur një lojtar kthehet vonë. Por është e qartë mes nesh, tani është mes klubit dhe Ney. Ne punojmë së bashku”, tha Tuchel për RMC.

“A e di se ai donte të largohej? Po, e kuptova para Kupës së Amerikës, por është diçka mes klubit dhe Neymar”.

“Unë jam i gatshëm për gjithçka. Duhet të jemi fleksibël, nuk flasim rreth kësaj me të, jam i qetë. Është një gjë për klubin, nuk ndërhyj, nuk është tema ime”, potencoi trajneri i kampionëve të Ligue 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat