De Rossi shumë pranë realizimit të ëndrrës

Futboll

De Rossi shumë pranë realizimit të ëndrrës

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 10:24
Daniele De Rossi

Daniele De Rossi duket se do të shtyjë pensionimin e tij dhe të bëjë një nga ëndrrat e tij realitet duke luajtur për Boca Juniors.

Mesfushori mbush 36 vjeç më vonë këtë muaj dhe kontrata e tij me klubin e Romës nuk u rinovua.

Ai kishte qenë gati të pensionohej pas largimit nga Serie A, por TN.com dhe Sky Sport Italia tani raportojnë se De Rossi është gati të nënshkruajë një kontratë pesë-mujore për Bocan.

De Rossi kishte thënë gjithmonë se ishte ëndrra e tij për të luajtur në stadiumin legjendar ‘Bombonera’ dhe drejtori i sportit te Boca Juniors është ish-shoku i tij i ekipit te Roma, Nicolas Burdisso.

Mesfushori italian duket se vetëm do të luajë për një kohë të shkurtër në Argjentinë, përpara se të pensionohet në mënyrë zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat