Aubameyang tallet me Ozil, e krahason me futbollisten e njohur - Bota Sot
Aubameyang tallet me Ozil, e krahason me futbollisten e njohur

Futboll

Aubameyang tallet me Ozil, e krahason me futbollisten e njohur

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 13:45
Mesut Ozil, Aubameyang

Mesut Ozil duket sikur Megan Rapinoe, është tallur shoku i tij te Arsenali Pierre-Emerick Aubameyang, pasi ish-reprezentuesi gjerman zbuloi stilin e ri të flokëve.

Aubameyang postoi fotografitë e dyshes krah për krah në storjen e tij në Instagram, duke shkruar: “Tani e di se si fituan”.

Rapinoe mori në shtëpi Këpucën e Artë ndërsa ndihmoi Kombëtaren e Femrave të SHBA-së për të triumfuar në Kupën e Botës në Francë, duke shënuar gjashtë herë gjatë turneut, përfshirë golin e parë së fitores 2-0 në finale.

Image

Por Ozil ka zbuluar se ai ka lyer me të bardhë flokët e tij për shkak të një marrëveshjeje me Alexandre Lacazette.

I pyetur se çfarë mendonte për pamjen e tij të re, Ozil tha: “Kam humbur një bast”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...