Nainggolan përfundon te kjo skuadër në Serie A

Futboll

Nainggolan përfundon te kjo skuadër në Serie A

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:01
Radja Nainggolan

Cagliari është lidhur me një marrëveshje sensacionale për të rikthyer mesfushorin e Interit, Radja Nainggolan.

Nainggolan është ‘tepricë’ ndaj kërkesave të Inter pavarësisht që u ftua në turneun veror në Kinë.

Megjithatë, Tuttosport pretendon se ai mund të zgjedhë të kthehet te Cagliari në Serie A.

31-vjeçari erdhi në futbollin italian me Cagliarin përpara se të transferohej në Romë në vitin 2014.

Sardenjë është gjithashtu vend i prejardhjes së gruas së tij Claudia – e cila kohët e fundit ka zbuluar se ka kancer.

Për një transferim të ndodhur, belgu duhet të pranojë ulje të konsiderueshme në pagë pasi aktualisht përfiton 4.5 milionë euro. Megjithatë, ai do t’i ndihmojë Cagliarit të mbush boshllëkun e lënë nga Nicolo Barella, i cili ka kaluar te Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat