Marotta i shpall luftë totale Juventusit për Icardin dhe i bën skonto Napolit. Lukaku, ja sa pret Manchester United - Bota Sot
Marotta i shpall luftë totale Juventusit për Icardin dhe i bën skonto Napolit. Lukaku, ja sa pret Manchester United

Futboll

Marotta i shpall luftë totale Juventusit për Icardin dhe i bën skonto Napolit. Lukaku, ja sa pret Manchester United

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 17:04
Marotta dhe Icardi

Çfarë do të ndodhë me Mauro Icardin? Një pyetje të cilës ndoshta as vetë i interesuari direkt nuk do të mund t'i përgjigjej, ashtu si edhe drejtuesit e Interit, që nuk e kanë menaxhuar ashtu si duhet këtë situatë që në mars kur argjentinasi ishte i ndarë në shtëpi.

Ish-kapiteni ka braktisur grumbullimin në Lugano me kërkesë të tij, ndërsa nuk do të udhëtojë në Azi me ekipin, me kërkesë të trajnerit Antonio Conte. Ndërkohë, gruaja dhe agjentja e tij, Wanda Nara, po përpiqet të kuptojë mundësitë që merkato ofron, duke ditur se dëshira e bashkëshortit të saj është të qëndrojë në Itali.

Pozita e Juventusit karshi Icardit vazhdon të jetë e njëjtë me përpara disa kohësh: më shumë se 40 mln euro "cash", Fabio Paratici nuk dëshiron të shpenzojë. Për këtë arsye, u përfol edhe për përfshirjen e sulmuesit Kean në këtë marrëveshje. Por, sipas gazetarit Tancredi Palmieri, Giuseppe Marotta, që është ende i indinjuar me Juventusin për përfshirjen në tratativat për Dzekon dhe Lukakun, ka vendosur: "ose 80 mln euro, ose Icardi nuk shkon te Juventusi!".

Një vlerë super e lartë për një futbollist që, edhe pse ka dy vite kontratë, është jashtë planeve të trajnerit. Por, Interi është me shpatulla pas murit dhe problem bëhet merkato në Premier League, që mbyll më 8 gusht. Deri në 1 gusht, Manchester United pret ofertën e duhur për Lukakun, ndryshë më pas do të vendosë ta mbajë belgun.

Marotta, në anën tjetër, pret edhe ofertën e Napolit për Icardin dhe këtu vjen ndryshimi i madh: për klubin e De Laurentiis, vlera e kartonit të Icardit nuk është 80 mln euro, por 70 mln euro, pra 10 mln euro më pak.

Napoli nuk dëshiron të shtyhet më shumë se 50 mln euro për argjentinasin, që në anën tjetër pret datën 8 gusht për Juventusin (zgjedhja e tij e parë). Më pas, do të negociojë me Napolin për rrogën, teksa te bardhëzinjtë i kanë garantuar thuajse 8 mln euro me bonuse të përfshira.

Por, në këtë histori ka edhe më shumë. Lufta mes Marottas dhe Paraticit lidhet me ndihmën që Juventusi i bëri Romas me Spinazzola-Pellegrini, duke e ndihmuar në fair play financiar dhe tashmë vlera e Dzekos vazhdon të jetë 10 mln euro, jo 6 mln euro siç donte ta merrte Interi.

Nëse Marotta paguan 10 mln euro për Dzekon, atëherë Roma i xhiron ato para për huazimin me të drejtë blerje për Higuain dhe kështu Juventusi arkëton para që mund t'i përdorë për Icardin. Një gërshetim dhe inskenim filmash, por që në rang të Serie A, në luftën për pushtet, qëndron.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...