Sulmuesi acaron tifozët e Napolit: Sarrin do ta dua gjithmonë - Bota Sot
Sulmuesi acaron tifozët e Napolit: Sarrin do ta dua gjithmonë

Futboll

Sulmuesi acaron tifozët e Napolit: Sarrin do ta dua gjithmonë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 17:38
Dries Mertens

Sulmuesi i Napolit Dries Mertens është munduar të qetësojë situatën pas emërimit të Maurizio Sarrit në stolin e Juventusit. 

“Sarri më ka stërvitur për tre vite dhe më ka treguar futbollin nga një këndvështrim tjetër, diçka që më ka pëlqyer shumë,” shprehet belgu për Sky Sport Italia. 

“Nuk mendoj se Ronaldos i ka mbetur shumë për të mësuar, por Juve do të argëtohet me të. Gjithmonë do ta dua Sarrin, ai është një person që më ka dhënë gjithçka. 

Do të jetë e çuditshme ta shoh tek Juventus, por nuk kam probleme me të.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...