Alidema firmos në Kroaci - Bota Sot
Alidema firmos në Kroaci

Futboll

Alidema firmos në Kroaci

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 18:05
Alidema firmos në Kroaci

Futbollisti Festim Alidema edhe zyrtarisht është bërë pjesë e kampionatit kroat, pasi është transferuar tek skuadra e Slaven Belupos, e cila garon në Ligën e Parë të Kroacisë.

Alidema në sezonin e fundit ka zhvilluar 29 ndeshje me Llapin në IPKO Superligën e Kosovës, duke shënuar 12 gola dhe dhënë 6 asistime.

Pas insistimit të madh të kryetrajnerit Tahir Batatina, Alidema bëhet futbollisti i dytë që transferohet në Europë nga Llapi, pas Mirlind Dakut që para një viti kaloi tek Osijeku.

Alidema ishte shumë i kërkuar edhe nga klubet më të forta në Shqipëri, Partizani dhe Kukësi, por sulmuesi në bashkëpunim me drejtuesit e Llapit zgjodhi kampionatin kroat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...