Shkëndija ballafaqohet me kampionin e Luksemburgut - Bota Sot
Shkëndija ballafaqohet me kampionin e Luksemburgut

Futboll

Shkëndija ballafaqohet me kampionin e Luksemburgut

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 18:08
Shkëndija ballafaqohet me kampionin e Luksemburgut

Shkëndija nga Tetova vazhdon paraqitjet në UEFA Europa League dhe të martën (23 korrik) në Shkup në kuadër të raundit të dytë presin kampionin e Luksemburgut, F91 Dudelange.

Vera europiane vazhdon me intensitet të plotë, pasi çdo mesjavë janë programuar takime në dy kompeticionet e UEFA-së.

Pas eliminimit në kualifikimet e Champions League nga ekipi estonez, Nomme Kalju, Shkëndija vazhdon në xhiron e dytë të Europa League ku e presin duele me F91 Dudelange të Luksemburgut.

“Këta të fundit si kampionë të vendit të tyre ishin pjesë e raundit të parë të Champions League, ku u eliminuan nga Valletta-n e Maltës për efekt të përparësisë së golave si mysafir (2:2 në Luksemburg dhe 1:1 në Maltë). Shorti ka caktuar Shkëndijën vendase të ndeshjes së parë dhe e njëjta luhet të martën e ardhshme (23 korrik) në Shkup”, bëhet e ditur nga Shkëndija.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...