Osmani arsyeton eliminimin! - Bota Sot
Osmani arsyeton eliminimin!

Futboll

Osmani arsyeton eliminimin!

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 18:09
Osmani arsyeton eliminimin!

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani ka qenë shumë i zhgënjyer pas eliminimit nga Nomme Kalju, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë të Champions League, e cila u luajt të martën në Shkup.

“Një pjesë e parë mjaftë e zbehtë, e dyta ndoshta pak më e mirë, por jo sa duhet e mjaftueshme për fitore.

Nuk kishim agresivitet në lojë, kurse ideja ime ishte që me pasime të shkurtra të vijmë te goli. Në pjesën e parë lojtarëve u thash se po luajmë shumë ngadalë dhe se duhet të luajmë më shpejtë.

Kishim shumë vetëbesim dhe kjo na u hakmor”, tha Osmani. Shkëndija kishte fituar me 1:0 në fushë të Kalju-s, por i kushtoi humbja në Shkup me 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...