Shqiptari i bashkohet skuadrës italiane

Futboll

Shqiptari i bashkohet skuadrës italiane

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 19:22
Shqiptari i bashkohet skuadrës italiane

Tashmë është zyrtare, Anxhelo Ndreca do të jetë pjesë e Lacios në sezonin e ardhshme. Ka qenë klubi kryeqytetas që nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka njoftuar transferimin e 17-vjeçarit shqiptar, i cili spikati me moshat e Kievos, ndërkohë që edicionin që shkoi debutoi në Serinë A, duke u bërë lojtari më i ri në moshë që u aktivizua në sezonin 2018-2019.

Ndrecka është gjithashtu pjesë e Kombëtares Shpresa, ndërkohë që me shumë gjasa këtë sezon do të aktivizohet te Primaverat e Lacios.

Përveç talentit shqiptar, Lacio bleu nga Kievo edhe kartonin e futbollistit tjetër Sofian Kijine. Një goditje dyshe në merkato për klubi kryeqytetas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat