Solskjaer për adoleshentin e United: Ai do të bëhet një super lojtar!

Futboll

Solskjaer për adoleshentin e United: Ai do të bëhet një super lojtar!

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 19:25
Mason Greenwood

Ole Gunnar Solskjaer ka lavdëruar adoleshentin – Mason Greenwood pas fitores së Manchester United ndaj Leeds.

17 vjeçari shënoi golin e parë në fitoren e ‘Djajve të Kuq’ ndaj Leeds me rezultatin 4-0.

“Ne jemi të kënaqur me golin që ai e shënoi”, tha trajneri norvegjez.

“Është e rëndësishme për sulmuesit që të shënojnë gol, edhe pse e kemi thënë, dhe ne e dimë që ai është i aftë të shënojë gola, por ky gol i parë është ndoshta do ta motivojë atë.”

“Unë mendoj se ka lëvizje dhe është mjaft i zgjuar. Ai do të jetë një lojtar shumë i mirë. Ai mund të startojë edhe në ndeshjet tjera, do ta testojmë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat