Guardiola plas bombën: Nëse ai nuk është i lumtur, të largohet - Bota Sot
Guardiola plas bombën: Nëse ai nuk është i lumtur, të largohet

Futboll

Guardiola plas bombën: Nëse ai nuk është i lumtur, të largohet

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 21:22
Pep Guardiola

Pep Guardiola i ka hapur derën largimit të Leroy Sane nga Manchester City, duke i thënë gjermanit se mund të ikë nëse nuk është i lumtur. 

Sane ka muaj që ndiqet nga Bayern Munich, por City e vlerëson 100 milionë euro lojtarin. 

Megjithatë, pasi tha se pret që Sane të qëndrojë në Etihad, Guardiola ka dyshime e tij, për shkak se sulmuesi i majtë nuk ka pranuar të rinovojë me klubin anglez. 

Kur pyetet nëse Sane do të qëndrojë te kampionët e Premier League, trajneri spanjoll thotë: “Po. Klubi i ka bërë një ofertë vitin e kaluar, por e kam thënë shpesh se dua që lojtarët të jenë të lumtur. 

Do ta ndihmojmë të bëhet më i mirë pasi e dimë potencialin e tij. Unë dua që lojtarët të jenë të lumtur, por nëse duan të largohen, mund ta bëjnë.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...