Risolli magjinë braziliane te Milan, ja kur kthehet Paqueta - Bota Sot
Risolli magjinë braziliane te Milan, ja kur kthehet Paqueta

Futboll

Risolli magjinë braziliane te Milan, ja kur kthehet Paqueta

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 22:17
Lucas Paqueta

Përfaqësuesja braziliane mposhti në finale Perunë me rezultatin 3-1 për të ngritur në qiell Kupën e Amerikës 2019 dhe pasi fitoi trofeun e tij të parë me të rriturit e Brazilit, kur ka mbi shpatulla vetëm 21 vjet, ylli i Milan, Lucas Paqueta pas festimeve vijon ende pushimet.

Sikurse raporton “Tuttosport”, braziliani Paqueta do të ribashkohet me ekipin kuqezi më datë 30 korrik, pra në momentin pasi skuadra e Milan të jetë rikthyer në Europë, pas turit në SHBA, në kohë për miqësoren kundër Manchester United, në program për datën 3 gusht, në Kardif.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...