Babai i Neymar takohet me drejtuesit e Juventusit

Futboll

Babai i Neymar takohet me drejtuesit e Juventusit

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 08:29
Neymar

Saga e transferimit të Neymar Junior duket se do të marrë një kahje krejt tjetër.

Neymar Santos Sr., babai i Neymar, është takuar me drejtorin sportive të Juventusit, Fabio Paratici në Torino.

Kjo është konfirmuar nga korrespodenti i Rai Sport, Paolo Paganini.

Subjekti i një transferimi thuhet të mos jetë pjesë e agjendës e asnjërës palë, me agjentin e yllit të PSG-së vetëm duke kërkuar informacione për momentin.

Megjithatë, Juventusi mund të mendojë se ka mundësi për të bërë një lëvizje për brazilianin, i cili po kërkon një largim nga PSG. 27-vjeçarit mund t’i dështojë transferimi te Barcelona, për shkak se klubi spanjoll nuk kanë mundësinë e pagesës me para ‘cash’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat