Barcelona vendos për të ardhmen e Malcom

Futboll

Barcelona vendos për të ardhmen e Malcom

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 08:42
Malcom

Transferimi i Antoine Griezmann dhe një lëvizje e mundshme për Neymar, kanë detyruar ekipin e Barcelonës të mendojë për shitjen e disa prej yjeve të skuadrës.

Kësisoj, ‘Blaugranasit’ kanë vendosur për shitjen e anësorit Malcom vetëm për çmimin e duhur, i cili mendohet të jetë rreth 60 milionë euro.

E ardhmja e brazilianit është në dyshim të madh pas një sezoni jo të mirë që pati.

Malcom ishte shumë pranë kalimit te Roma edicionin e kaluar, por vetëm pasi ateroi në aeroportin e kryeqytetit italian vendosi të ndërrojë destinacion e që duket se ishte ‘i mallkuar’.

Everton dhe Tottenham janë dy klubet që kanë ndjekur nga afër situatën e yllit brazilian, por deri tani nuk ka ardhur asnjë ofertë në drejtim të Barcës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat