Super sulmuesi e zëvendëson Lukakun te Man Utd

Futboll

Super sulmuesi e zëvendëson Lukakun te Man Utd

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:55
Lukaku

Manchester United ka paraqitur një ofertë për sulmuesin e Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang.

Sipas faqes italiane ‘FCInternews.it’, ‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar për yllin e Gabonit, Pierre Emerick Aubameyang, që paraqitet në radhët e Arsenalit.

Raporti sugjeron që ‘Gunners’ po përpiqen të rezistojnë çdo oferte të rivalëve të tyre për të nënshkruar me lojtarin.

Manchester United thuhet se e ka gati një ofertë prej 62 milionë funte për 28 vjeçarin.

Aubameyang shihet si zëvendësues i Romelu Lukakut, që është gati të kompletojë transferimin te Inter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat