Ronaldinho i rikthehet futbollit, befason me skuadrën e re?

Futboll

Ronaldinho i rikthehet futbollit, befason me skuadrën e re?

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 18:50
Ronaldinho

Mund të ju duket e pabesueshme, por ish futbollistin më të mirë në botë, Ronaldinho, mund ta shohim sërish në fushat e blerta.

Braziliani i cili konsiderohet si një nga futbollistët më të talentuar në histori të futbollit, është pensionuar vetëm një vit më parë.

Ky pensionim erdhi pas një karriere të suksesshme, sidomos me skuadrën e Barcelonës dhe Kombëtaren e Brazilit.

Mediet e huaja shkruajnë se Ronaldinho do t’i rikthehet futbollit, duke nënshkruar për skuadrën e Maltës, Birkirkara.

“Për momentin ne jemi në bisedime me investitorë të huaj të cilët janë të gatshëm të veprojnë si sponsorë në klubin tonë dhe gjatë negociatave doli se disa nga personat e përfshirë kanë lidhje me shoqërimin e Ronaldinhos”, kanë deklaruar drejtues të ekipit nga Malta.

Tutje nga këta drejtues thuhet se edhe njerëzit e Ronaldinhos janë të etur të arrihet kjo marrëveshje, me lojtarin që do të ishte një goditje e mirë për Birkirakara, si në aspektin e lojës ashtu edhe të marketingut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat