Pensionohet John Obi Mikel

Futboll

Pensionohet John Obi Mikel

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 19:34
John Obi Mikel

Ish lojtari i Chelsea, John Obi Mikel, ka marrë një vendim mjaft të rëndësishëm në karrierën e tij prej futbollisti.

Obi Mikel ka njoftuar se do të pensionohet nga kombëtarja e Nigerisë, pasi kombëtarja e tij fitoi vendin e tretë në garat e Kupës së Afrikës.

Ndeshja e cila u luajtë për vendin e tretë në AFCON, doli të jetë e fundit për mesfushorin 32 vjeçar.

Nigeria siguroi një fitore me rezultatin 1:0 kundër Tunizisë, për  të siguruar pozitën e tretë në garën më të rëndësishme të kontinentit të Afrikës.

Mikel, i cili ka njoftuar për pensionimin nga kombëtarja përmes ‘Instagram’ , më parë kishte fituar AFCON në citin 2013, si dhe kishte marrë medalje bronzi në Lojërat Olimpike 2016.

Lojtari do ta vazhdojë karrierën e tij të suksesshme tek skuadra turke Trabzonspor, skuadër të cilës iu bashkua gjatë kësaj vere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat