Pulisic: Mund të jap shumë në Premierligë - Bota Sot
Pulisic: Mund të jap shumë në Premierligë

Futboll

Pulisic: Mund të jap shumë në Premierligë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 22:01
Christian Pulisic

Christian Pulisic është shumë i lumtur para fillimit të sezonit të ri në Premierligë, dhe mezi pret që të nis aventurën me fanellën e Chelsea.

Pulisic do të jetë zëvendësues i Eden Hazard, i cili është larguar në drejtim të Real Madrid, dhe kjo sigurisht do të jetë detyrë e vështirë për amerikanin.

Lojtari i është bashkuar ‘Bluve’ të Londrës nga Borussia Dortmund, dhe ai është i lumtur para fillimit të sezonit, të cilin e pret me padurim.

“E di se do të jetë e vështirë, por unë gjithashtu e di se do të jetë shumë qejf” ka thënë Pulisic.

“Mendoj se kam shpejtësinë dhe kreativitetin që t’i ndihmojë skuadrës. Mund të bëjë mirë në Premierligë. Nuk mund të pres” ka thënë ndër të tjerash reprezentuesi i SHBA-ve.

Lojtari është vetëm 20 vjeçar dhe nga ai pritet shumë në sezonin që po afron.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...