Juventus gati të ofrojë tre lojtarë për shërbimet e Paul Pogbas

Futboll

Juventus gati të ofrojë tre lojtarë për shërbimet e Paul Pogbas

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 22:21
Douglas Costa, Joao Cancelo dhe Blaise Matuidi pritet të jenë pjesë e ofertës së Juventus

Skuadra e Juventus është e vendosur që të transferojë yllin e Manchester United, Paul Pogba.

Pasi kanë shpenzuar për shërbimet e Matthijs De Ligt, ‘Biankonerët’ nuk kanë mundësi që të paguajnë me para të gatshme për klauzolën e francezit.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Juve janë të gatshëm të ofrojnë tre lojtarë në shkëmbim për Paul Pogba.

Douglas Costa, Joao Cancelo dhe Blaise Matuidi pritet të jenë pjesë e ofertës së Juventus, shkruan ‘Corriere dello Sport’.

Ed Woodward duhet ta konsiderojë këtë ofertë mjaft të mirë nga skuadra kampione e Serie A.

Manchester United e vlerëson lojtarin me 160 milionë funte, shifër kjo që do të ishte problematike për Juventus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat