Unitedi interesohet për Aubameyangun

Futboll

Unitedi interesohet për Aubameyangun

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 00:46
Pierre-Emerick Aubameyang

Manchester Unitedi ka përgatitur ofertë për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, raportoi "Goal.com" të enjten.

Arsenali po mundohet t’u rezistojë ofertave të Unitedit, por Unitedi ka bërë një ofertë prej 70 milionë eurosh.

Unitedi pritet të mbulojë transferimin e Aubameyangut me shitjen e Romelu Lukakut tek Interi.

Aubameyang 30-vjeçar stinorin e kaluar shënoi 31 gola dhe asistoi tetë të tjerë në 51 ndeshje. Kontrata e reprezentuesit të Gabonit me Arsenalin vlen deri më 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat