Vdes gjatë pushimeve në Greqi, vajza e ish-portierit të njohur

Futboll

Vdes gjatë pushimeve në Greqi, vajza e ish-portierit të njohur

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 09:07
Swami Codognola

“Kemi mësuar lajmin e tmerrshëm të vdekjes së studentes tonë të dashur Swami Codognola. Jemi që të gjithë të tronditur, të shokuar dhe të keqardhur”.

Kështu shkruan në faqen zyrtare shkollës Liceo Classico “Scipione Maffei” në Verona, drejtori Roberto Fattore, duke komentuar vdekjen e 17-vjeçares Swami Codognola.

Adoleshentja gjeti vdekjen papritur, teksa ishte me pushime me të ëmën në Naxos të Greqisë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të resë, ku dyshohet për shok anafilaktik, teksa 17-vjeçarja gjeti vdekjen në spitalin e Athinës, pas tre ditësh agoni.

E ndjera ishte vajza e italianit Paolo Codognola, deri para disa vitesh portier i ekipit të futbollit të Chievo.

Edhe ekipi i futbollit shprehu ngushëllimet për Paolo dhe nënën e së ndjerës Michaela, “Ngushëllimet më të sinqerta prej nesh”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat