Ofertë angleze për Cutrone, Milani gati ta shesë

Futboll

Ofertë angleze për Cutrone, Milani gati ta shesë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 09:46
Patrick Cutrone

Milani ka kohë që pret të shesë ndonjë lojtar nga ata që kanë treg dhe çmim të lartë, për të menduar më pas pas afrimin e ndonjë elementi cilësor, sepse i duhen përforcime në qendër të mbrojtës dhe në mesin e fushës. 

Deri tani emrat më të përfolur për largim kanë qenë Suso e Calhanoglu, por sot Gazzetta dello Sport del me një lajm të rëndësishëm, sepse raporton se Wolverhampton kërkon sulmuesin Patrick Cutrone.

Klubi anglez është gati të ofrojë 25 milionë euro, shifër që kënaq edhe Milanin, që nuk e konsideron titullar sulmuesin e Italisë U21, duke qenë se në sulm pika kyçe do të jetë Piatek dhe duhen lojtarë për ta furnizuar me topa, ndërkohë që Cutrone duket një kopje e polakut për rolin në fushë. 

Problemi i vetëm është te gjetja e zëvendësit të Cutrones, sepse Milani pëlqen argjentinasin e Atletico Madrid Angel Correa, por çmimi i tij është tepër i lartë, rreth 50 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat