Salihi ka synime të mëdha me FC Sempach-in!

Futboll

Salihi ka synime të mëdha me FC Sempach-in!

Nga: K. Goca Më: 19 korrik 2019 Në ora: 11:29
Salihi ka synime të mëdha me FC Sempach-in!

Në vendet të ndryshme jo vetëm të Evropës është numër i madh i futbollistëve shqiptarë që luajnë me sukses në rangjet e ndryshme. Edhe në shtetin e Zvicrës është një numër i jashtëzakonisht i madh i talenteve shqiptarë, që luajnë në klubet ku garojnë në rangjet e ndryshme!

Image

Ndër ta është edhe Silvan Salihi, mesfushor shumë i mirë, 20 vjeç, i gjatë 171 centimetra dhe ka pretendime të mëdha.

Ai është pjesë e skuadrës së FC Sempach, që garon në ligën II rajonale të Luzernit. Djaloshi nga Kosova ka disa oferta por nuk i ngutet që të vendos, për faktin se në klubin ku luan ai që nga fëmijëria po kalon shumë mirë dhe ka kushte të mira. Futbollisti ka synime që të luajë në rangun edhe më të lartë.

Ai luan me dy këmbë, është jashtëzakonisht i shpejt dhe ka një teknikë të përsosur. Prindi i tij, Xhelali, tha se kushtet në klub janë të mira, motivuese dhe shpreson se djali i tij pas një kohe do të luajë në rang shumë më të lartë.  Ai shquhet për pasime të sakta, për goditje precize.

“Synimet e mija janë që të luajë në një rang më të lartë. E imja është të punojë fortë dhe me skuadrën time të luftojmë që të ngjiten në rang më të lartë. Qëllim im është që të jem në formën më të mirë të mundshme dhe të jap maksimumin në fushën e lojës“, ka thënë Salihi. 20-vjeçari thotë se aty ku ka konkurrencë ka edhe cilësi.

Ai është i bindur se brenda një periudhe të shkurtër do të arrijë në nivel edhe më të lartë. Bindja i forcohet edhe më shumë se mund të luajë në një rang edhe më të lartë kur i merr parasysh parakushtet që i ka dhe që i japin mundësi zhvillimit të tij.

Ai me ekipin e FC Sempach kanë filluar përgatitjet për edicionin e ri, me qëllim që të janë në çdo aspekt të përgatitur dhe të luftojnë për kreun e tabelë, që i shpie një rang më lartë.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat