Lukaku do të mungojë në ndeshjen kundër Interit - Bota Sot
Lukaku do të mungojë në ndeshjen kundër Interit

Futboll

Lukaku do të mungojë në ndeshjen kundër Interit

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 13:40
Lukaku Romelo

Manchester Unitedi e ka konfirmuar se sulmuesi belg Romelu Lukaku do të mungojë në ndeshjen miqësore kundër Interit, e cila do të zhvillohet të shtunën në Singapor, në kuadër të International Champions Cup.

Belgu Romelu Lukaku mungoi në të dyja ndeshjet miqësore të para të Manchester Unitedit në Australi, në mes të spekulimeve se ai dëshiron të transferohet në Inter. Megjithatë, njoftimi zyrtar ishte se ai ishte i lënduar.

Edhe pse zikaltrit nuk kanë arritur ende marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin e belgut, trajner i “Djajve të kuq” bëri të ditur se ai nuk është ende në formë mjaftueshëm të mirë për të luajtur të shtunën.

BBC Sport raporton se 26-vjeçari nuk u stërvit me skuadrën të premten, por punoi ndaras bashkëlojtarëve të tij. Ai bëri vetëm ushtrime më të lehta, pasi që Manchester Unitedi njofton se lëndimi i tij është muskulor.

Kur u pyet se a do të transferohet Lukaku në Inter gjatë këtij afati kalimtar të verës, Solskjaer u përgjigj: “Nuk kam asnjë lajm të ri nga hera e fundit që ishim takuar”.

Herën e kaluar, Solskjaer kishte insistuar se asnjë klub nuk kishte bërë ofertë për asnjë lojtar të Manchester Unitedit ende, përfshirë këtu edhe Paul Pogban, për të cilin raportohet se janë interesuar Juventusi e Real Madridi.

Tani pritet të shihet nëse Interi do të vazhdojë të tentojë për ta sjellë Lukakun në “San Siro” apo do ta kthejë vëmendjen te Edinson Cavani dhe Ante Rebic, për shkak të çmimeve më të lira të këtyre të fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...